Tragjedi në Rallyn e Venetos, që po zhvillohet në zonën e Veronës.
Gjatë raundit të dytë të garës së rezervuar për makinat historike, një Peugeot 205 doli nga rruga në Badia Calavena (Verona) dhe navigatorja, Barbara Incerti vdiq menjëherë.
Gruaja 53-vjeçare, me banim në provincën e Reggio Emilia, ishte në krah të pilotit Nicola Cassinadri, gjithashtu nga Reggio, 50 vjeç, i cili u plagos dhe u transportua në spitalin Borgo Trento. Aktiviteti është pezulluar nga organizatorët./