Tragjedi në Itali: 2-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut mbytet në një lumë

Një vajzë dy-vjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mbytur pasditen e sotme në një lumë në Itali.
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës në Itali.

Marketing

Siç raportojnë mediet italiane, një vajzë dy-vjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është mbytur në një lumë.

Ngjatja e tmerrshme ka ndodhur në kufirin midis qyteteve Montebelluna dhe Crocetta, në lokalitetin e Ciano, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, ajo ishte larguar nga prindërit e saj dhe rryma e lumit e kishte rrëmbyer rreth 300 metra, ku edhe vogëlushja kishte ndërruar jetë.

Vogëlushen e kishte vërejtur një banore e cila u zhyt në lumë dhe provoi ta shpëtonte mirëpo, tashmë ishte shumë vonë dhe 2-vjeçarja kishte ndërruar jetë tashmë.

Në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe ekipi mjekësor si dhe karabinierët nga stacioni i Crocettas, ku edhe zjarrfikësit kishin ndërhyrë në këtë ngjarje, por tashmë ishte vonë.

Prokuroria Publike e Trevisos tashmë ka filluar hetimet lidhur për këtë ngjarje tragjike, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve italiane prindërit e dy-vjeçares, prej vitesh jetojnë në Itali dhe babai 21-vjeçar dhe nëna 20-vjeçe e cila është amvise tashmë janë marrë në pyetje nga ushtria dhe masat kundër tyre po shqyrtohen.

“Ne jemi në mbështetje të kësaj familjeje në një moment kaq të dhimbshëm”, tha kryebashkiaku i Crocettas, Marianella Tormena, për të komentuar atë që ndodhi.