Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje dhe i riu që tentoi t’i shpëtojë

Një trup është gjendur, ndërkohë që, vijon puna për kërkimin e tre trupave të tjerë. Në varkën e cila u përmbyt për shkak të një stuhie, mësohet se gjendeshin në total 9 persona. 5 prej tyre duke notuar, kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin në breg.

Marketing

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, për shkak të një stuhie që u përmbysi varkën në të cilën ndodheshin. Lajmi është bërë i ditur nga Radojica Rasovic.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti”, pa dhënë detaje të mëtejshme, se një trup është gjendur. Ndërkohë që, po kërkohet për 3 trupat e tjerë.

Sipas një dëshmitari, konkretisht janë mbytur një cift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, si dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte. Varka, e cila i ishte drejtuar Manastrin Vranjina, kishte në total 9 persona. Pesë prej tyre raportohet se duke notuar, kanë arritur të dalin në breg.
Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punohet për gjetjen e 3 trupave.