Tragjedi në Nigeri, vdesin 58 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën 58 persona u vranë rreth mëngjesit të ditës së sotme nga shpërthimi i një çisterne që mbante benzinë, vetëm disa metra larg aeroportit ndërkombëtar të Niamey-t.

Marketing

Ministria e Brendshme e Nigerisë bëri me dije se:

Raporti i shpërthimit është 55 të vdekur dhe 36 të plagosur. Viktimat janë djegur .

Sipas dëshmitarëve okularë, çisterna u përmbys dhe doli nga linja e trenit. Në këtë moment shumë persona u munduan të merrnin gaz dhe papritur ndodhi shpërthimi.

Një grua dëshmitare tha: “Pikërisht para mesnatës, dola nga shtëpia dhe pashë automjetin që kishte rënë. Njerëzit erdhën nga kudo për të marrë benzinë. Pastaj, pashë një zjarr dhe të gjithë ishin të mbështjellë në flakë.

Një tregtar, i cili pa shpërthimin tha se kishte parë shumë shoferë makinash dhe të tjerët, që u mblodhën rreth çisternës. “Nuk kishte askund zjarr dhe pastaj u bë bumi. Pashë të paktën 40 të vdekur.”

Shumë makina lëvizin ose parkuara në rrugë u dogjën, por gjithashtu dëm kanë pësuar edhe shtëpitë fqinje.

Presidenti i Nigerisë, Machamantou Isoufou vizitoi të plagosurit në spital, ndërsa kryeministri Brig dhe Ministri i Brendshëm Mohamed Bazoum kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Bazoum, duke folur në radion publike në vend, shpjegoi se aksidenti mund të ketë ndodhur ndoshta për shkak të faktit se një nga shoferët që u ndal për të mbledhur benzinë nuk ka fikur motorin e automjetit të tij.

“Një shkëndijë shkaktoi shpërthimin, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sepse i kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Të vdekurit janë zhdukur në një pikë ku shumë janë të vështirë të njihen”.

Aksidente të ngjashme kanë ndodhur vitet e fundit në Nigeri dhe Kamerun, duke regjistruar me qindra viktima.

Marketing