Tragjedi në Sudan, 60 viktima pas shembjes së digës

60 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur pas çarjes së një dige në Sudanin e shkatërruar nga lufta.

Marketing

Reshjet e dendura të shiut shtuan prurjet në digë, e cila nuk mundi të mbante dot presionin dhe u ça, shkruan A2 CNN.

Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar me intensitet, por ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Diga e Arbatit ka një kapacitet prej 25 milionë metra kub dhe është burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin bregdetar të Port Sudanit, ku është vendosur qeveria ushtarake.

Shembja e digës në shtetin e Detit të Kuq është një nga incidentet më të rënda, duke shkatërruar fermat dhe fshatrat në rrjedhën e poshtme.

Marketing