Tragjedi në Tetovë, 18 vjeçarin familjarët e gjejnë pa shenja jete!

SPB Tetovë njofton se është raportuar se një djalë i ri 18-vjeçar është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij.

Marketing

“Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuar se në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare.
Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.