Nëntë futbollistë kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti tragjik të një autobusi të ndodhur në Guine.
Mësohet se futbollistët ishin pjesë e skuadrës së kategorisë së dytë në këtë shtet, Etoile de Guinee. Aksidenti ndodhi në qytetin Mamoou.
Futbollistët ishin duke udhëtuar me autobus për të zhvilluar ndeshjen e parë në kampionat, në qytetin Krankan, ndërsa detajet nga aksidenti janë të paqarta.
“AS” shkruan se në këtë aksident është mes viktimave edhe Almamy Keita, i afërmi i mesfushorit të Liverpool, Naby Keita.