Tragjedia e Llaskarcës, shoferi i Durmo Tursit nuk kishte frenuar

Çastet e para të aksidentit të komunikacionit në afërsi të fshatit Llaskarcë, kanë qenë të shoqëruara me britma dhe panik të madhe brenda udhëtarëve të autobusit të kompanisë Durmo Turs. Dëshmitari i mbijetuar Lulzim Dalipi, i cili ka qenë i ulur në karrigen e parë, nga ana e djathtë, afër derës, tha se pas kalimit të pikë pagesës në Gllumovë, ka mbyllur sytë për pushim.

Marketing

“Kthesa e madhe me zgjoi. U kapa për një shtylle afër derës. Nuk ndjeva frenim të autobusit. As gjatë goditjeve të gardhëva mbrojtës. Më tej nuk më kujtohet asgjë. Deri sa një banor i fshatit Bojanë ka ardhur për ndihmën dhe më ka pastruar nga gjaku”, tha dëshmitari Dalipi.

Përveç tij rrëfimin e tyre për këtë tragjedi gjatë seancës së sotme dhe të tjerave në vijim do ta japin edhe shtatë dëshmitar tjerë të mbijetuar.