Ministrja për Zhvillim Rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, në një intervistë dhënë për “TV Nova” të Bullgarisë, shpalosi indicie tjera se ka mundësi që 300 metra para vendit të aksidentit të ketë rrjedhur naftë nga autobusi, që mund të jetë shkaku kryesor për shpërthimin e zjarrit.
“Vendi ku ndodhet qarkorja për dalje nga rruga drejt fshatit Bosnek, ku më 23 nëntor ndodhi tragjedia me autobusin që humbën jetën 45 udhëtarë, nuk është autostradë apo rrugë e shpejtë, por rrugë e thjeshtë. Në 300 metra para vendngjarjes ka pasur derdhje të derivatit dhe tym.”,- tha ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova.
Hetuesia bullgare dhe ekspertizat e fundit do të duhet t’u përgjigjen pyetjes dhe dilemës kryesore se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe pse u dogj aq shpejt autobusi në autostradë.