Me kërkesë të Myftiut të Shkupit, dr.Qenan ef. Ismaili, me rastin e tragjedisë, hatibët që veprojnë nëpër xhamitë tona, bënë lutje kolektive bazuar në letër qarkoren e lëshuar nga Myftinia e Shkupit.
Në katër zonat ku ka shtrirje Myftinia e Shkupit; qytet, karadak, dërven e karshiakë në namazin e xhumasë të bëhet lutje – dua e përbashkët me xhematin, që Allahu Fuqiplotë t’i mëshirojë të ndjerët nga aksidenti në Bullgari, njëherit të lënduarve t’u mundësojë shërim të shpejtë.
Njëkohësisht, mualimët tanë do i’a kushtojnë një orë mësimore nxënësve që ndjekin mesimbesimin nëpër mektebet tona për t’u drejtuar atyre me disa këshilla se si duhet të përballemi me këto sprova që na vijnë në jetë me shpresë që sadopak të kontribojmë për fëmijët tanë që mos të kenë pasoja nga këto tronditje. Njëkohësisht të bëhet dua e përbashkët për gjithë dëshmorët e tragjedisë.
Familjarët Allahu i forcoftë dhe ua shtoftë durimin!