Tragjedia në Çair, Sindikata: Institucionet të japin përgjegjësi

Vijon hetimi për zbardhjen e tragjedisë së djeshme ku humbën jetën dy të rinjë nga Çairi, teksa punonin në hapjen e një kanali për ujësjellës. Prokuroria pret raportin e obduksionit të trupave të pajetë si dhe të dhënat mbi hetimin e dokumentacioneve për posedim të lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve. Ndërkohë sot bëhet varrimi i dy vëllezërve Mustafa. Nga ana tjetër Sindikata e ndërtimtarisë rastin e djeshëm e cilëson si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e djeshme nuk do të kishte ndodhur.

Marketing

Nga përvoja jonë e deritanishme mund të themi se këto fatkeqësi ndodhin pikërisht si pasojë e mungesës së kushteve gjatë punës nga ana e realizuesit. Në kushte kur punohet në gropimin e hendekut, aty ka kushte të posaçme sigurie, rrethim duhet të ketë…derisa nuk sigurohen të gjithë këto kushte nuk duhet të fillohet me punë, asnjë punëtor nuk duhet të punoj në asi kushtesh.  Shpesh herë punëtorët pranojnë çfarëdo pune për të luftuar për ekzistencë. Apeli im për periudhën e ardhshme për të gjithë punëtorët është që të mos pranojnë të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë në çfarëdolloj kushtesh”-tha Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Marketing