Presidenti italian Sergio Mattarella do të zhvillojë një funeral shtetërore për 18 nga 38 viktimat e shembjes së urës të së martës në Genova.
Mattarella dhe Kryeministri Giuseppe Conte do të udhëheqin ceremoninë mortore në një sallë në qytet.
Deri tani 38 persona janë konfirmuar të vdekur në katastrofë dhe pesë ende nuk janë gjetur.
Disa familje raportohet se do qëndrojnë larg ceremonisë të së shtunës për shkak të zemërimit në qeveri.
Të premten u zhvillua funerali i parë privat ku u varrosën 17 viktima.
Rënia e një pjese të urës Morandi dhe vdekja e personave që po kalonin aty me automjete kanë çuar në një debat të ashpër në Itali rreth infrastrukturës së vendit. Qeveria ka ngritur një komision për të shqyrtuar shkaqet e fatkeqësisë.
Ura është ndërtuar në vitet 1960.
Të premten, të afërmit e pikëlluar u mblodhën në sallën në Genova ku u vendosën rreshtat e arkivoleve për funeralin shtetëror të së shtunës (18 gusht).
Anëtarët e familjeve u përqafuan dhe u lutën dhe vendosën fotografi e lule në arkivolet e të dashurve të tyre.
Ceremonia e së shtunës përkon me një ditë kombëtare të zisë dhe do të udhëhiqet nga kryepeshkopi i qytetit, Kardinali Angelo Bagnasco.
Ndërsa një numër i familjeve nuk zgjodhën të merrnin pjesë në funeralin shtetëror dhe po mbajnë varrime private në vende të tjera në Itali.
Një nënë e pikëlluar e cituar në mediat italiane tha shteti italian ishte përgjegjës për rrëzimin e urës, duke shtuar se “parada e politikanëve ka qenë e turpshme”.