Tragjedia në Gjilan, Haziri mbledh organet emergjente të sigurisë dhe drejtësisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Marketing

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.