Tragjedia në Koçan, arrestohen 7 zyrtarë policor

Shtatë zyrtarë policor janë arrestuar me urdhër të prokurorit kompetent nga Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si të dyshuar për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë publike, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai njoftoi se këto persona të punësuar në SPB-Shtip dhe repartin për punë të brendshme në Koçan, kanë përgaditur, nënshkruar dhe miratuar licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike, si kabare, edhe pse objekti nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për punë.

Toshkovski tha se të dyshuarit kanë shkaktuar rrezik të lartë për jetën e njerëzve, duke mundësuar që kabareja të punojë në kushte sub-standarde, pas çka kanë ndërruar jetë 59 persona, ndërsa mbi 160 janë lënduar.

“I pari si inspektor kryesor për çështje trafiku në SPB-Shtip dhe i dyti si inspektorë i pavarur për planifikim dhe përballje me situata të krizës, kanë konstatuar që kabareja i plotëson kushtet ligjore në pjesën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë dhe në pjesën e komunikacionit. I treti si shef i repartit të policisë në SPB-Shtip dhe i katërti si epror i SPB-Shtip, kanë miratuar dhe nënshkruar njoftim deri te Ministria e Ekonomisë në të cilën është konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore dhe me atë që nuk kanë kryer kontrollë të plotë, para se ta lëshojnë apo miratojnë pajtueshmërinë pozitive për nxjerjen e licencës për kabare, kanë kryer vepra të kundër-ligjshme. I pesti si dokumentator në Njësinë Rajonale Koçan ka bërë telegram në të cilën nuk ka shkruar se në afërsi të kabaresë ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë dhe se ka pasur lajmërime për vepra penale, ndërsa i gjashti në cilësi të zv.komandirit dhe i shtati si shef i repartit për punë të brendshme në Koçan, edhe pse e kanë ditur se ka pasur ankesa për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, në afërsi të kabaresë, të njejtit e kanë nënshkruar telegramin dhe e kanë miratuar me çka si persona përgjegjës nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me ligjin” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski bëri thirrje që qytetarët të përmbahen nga mllefi dhe dhimbja dhe të bëjnë durim deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Ai tha se është kyçe që drejtësia të vijë nëpërmjet mekanizmave juridik dhe institucional dhe jo nëpërmjet emocioneve të cilat struktura të caktuara munden apo dëshirojnë që ti shfrytëzojnë dhe të cilat nuk i shërbejnë të vërtetës, as më të afërmve të viktimave e as drejtësisë

Marketing