Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan tani për tani është 34 persona fizik, pasi që dje prokurori publik i shtetit, Ljupço Kocevski kumtoi se është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizik dhe tre personave juridik, pas procedurave të para hetimroe kundër shtatë nëpunësve policorë nga SPB Shtip dhe Koçan.
Në fazën e parë të veprimit të MPB-së dhe Prokurorisë, jan[ parashtruar dy padi penale kundër 34 personave fizik dhe tre personave juridik, për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 lidhur me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit penal. Një person është paraqitur edhe për “marrje të ryshfetit# sipas nenit 357 të Kodit penal.
Kryeprokurori shtetëror, Lupço Kocevski tha se, të gjithë të dyshuarit, nga periudha prej vitit 2012 deri më 16 mars 2025, nuk kanë vepruar aspak në përputhje me dispozitat për masa mbrojtëse dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njeriut dhe pronës në përmasa të mëdha.
Ai tha se, zinxhiri i mos respektimit të dispozitave ligjore, ka sjellur zjarrin katastrofal.