Tragjedia në Koçan, Durmishi: Nuk është një tragjedi e izoluar por faji i sistemit

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka deklaruar se nuk është i duhuri të flet se a është përgjegjës Kreshnik Bekteshi për zjarrinë në diskotekën “Pulse” në Koçan.

“Autoritetet tjera kompetente janë ato që duhet të thonë diçka për këtë”, tha Durmishi.

Ministri Durmishi shtoi se nuk ka njeri në vend që nuk ndjen përgjegjësi morale. Megjithatë, sipas tij, nuk është një tragjedi e izoluar por faji i sistemit.

“Ministria e Ekonomisë nuk ka asnjë mekanizëm dhe nuk është kompetente të kontrollojë nëse një klub ka licencë. Nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli. Politikat dhe ligjet bëhen në Ministri. Përgjegjësia është e atyre institucioneve që duhet të jenë në terren dhe të bëjnë kontrollin”, theksoi Durmishi.

Marketing