Me fillim nga ora 18:00 në sheshin e qytetit të Shkupit, pritet mbledhja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të protestuar në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në Koçan. Organizatorët e protestës “Kush është i radhës”, kërkuan që të mos të bllokohen rrugët që veturat mjekësorë të mund të lëvizin pa pengesë si dhe u bënë ftesë qytetarëve që ushqimin ta marrin me vete për iftar.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të gjitha protestat t’i mbajnë në atmosferë të qetë. Paraparakisht studentët e Shkencave Teknike u mlodhën për të shprehur revoltën e tyre për tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona.
Studentët në numër të madh u mblodhën për të shprehur solidaritetin e tyre për viktimat e tragjedisë së Koçanit me 7 minuta heshtje, kjo mbledhi u paralajmërua se do të zgjasë gjatë gjithë javës nga ana e studentëve.
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale studentët kanë paralajmëruar se në këto tubime nuk do të japin deklarata dhe nuk do të ketë fjalime, ndërsa tubimet do të organizohen në lokacione të ndryshme.