Tragjedia në Koçan, sot kthehet edhe një pacient i cili ishte për kurim në Bullgari

Ministria e Shëndetësisë informon se sot kthehet një pacient i cili ishte në kurim në Bullgari. Aktualisht, jashtë vendit janë të shtruar 55 pacientë. Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet brenda vendit për momentin po trajtohen 10 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjikale “Shën Naum Ohër”, nga një pacient në Klinikën e Toksikologjisë, Klinikën për Kirurgji Pediatrike, Klinikën e Pulmologjisë dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejshëm.

Marketing