9 pacientë që pësuan lëndime në tragjedinë e Koçanit, sot do të lirohen nga spitalet në vend, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media.
Siç tha Taravari, aktualisht jashtë vendit po trajtohen 108 pacientë, prej të cilëve sot u njoftua se 8 do të kthehen.
“Në përgjithësi, të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë dhe stabile, përveç 4 pacientëve që janë ende në gjendje kritike por janë pak më mirë se dje”, tha Taravari.