Për rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit deri më tani janë arrestuar 18 persona, ndërsa 16 persona janë ndaluar. Janë intervistuar gjithsej 71 persona, 42 prej tyre në Shkup dhe 29 në Koçan. 14 persona janë dënuar me paraburgim prej 48 orësh, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ndalimi është caktuar për 11 persona për dyshimin e bazuar për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa për tre persona është caktuar masa e ndalimit për “operim jo të rregullt”.
Toshkovski, në një konferencë për media në MPB, informoi sot se i arrestuari i fundit akuzohet për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, si dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare.
“Ka baza që shkojnë në atë se dokumentet thelbësore janë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, paushall, pa konstatuar gjendjen faktike, të cilat kanë qenë parakusht në procedurën e mëtutjeshme për vënien në funksion të kabaresë në fjalë”, tha Toshkovski.