Në Serbi, për mjekim janë 30 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçanë. Autoritetet e Klinikës për Kirurgji Plastike të Qendrës Klinike Universitare në Beograd, për mediat serbe, kanë potencuar se bëhet fjalë për të rinj kurse pacienti më I ri është 17 vjec.
17 pacientë trajtohen në Urgjencën e Qendrës Klinike të Serbisë. Sipas drejtuesve, për dy pacientë nevojitet ventilimi mekanik, dy janë operuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore kurse situata post-operative është në rregull.
Drejtori i Klinikës për Kirurgji Plastike të Qendrës Klinike Universitare në Beograd, Milan Stojiçiq, ka potencuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë ndërhyrje kirurgjike edhe për 5 deri 6 pacientë.
MILAN STOJIÇIQ, DREJTORI I KLINIKËS PËR KIRURGJI PLASTIKE
“Kam edhe lajme të mira. Disa pacientë, sipas të gjitha gjasave do të transferohen nëpër repartee, për shkak se funksionet e tyre të frymëmarrjes po kurohen me sukses, kurse djegiet janë të tillë që nuk e kanë të domosdoshme të qëndrojnë në kujdesin intensiv. Bëhet fjalë për të rinj, pacineti më I ri është 17 vjec, 35 vjec është vetëm një pacient, të tjerët janë rreth të 20-tave”
Ai ka bërë të ditur se për momentin nuk ka nevojë për dhurim vullnetar të lëkurës si dhe kjo qendër disponon me rezerva të mjaftueshme të gjakut.
Sot bëhen shtatë ditë nga tragjedia e Koçanës. Në Serbi, pacientët e parë kishin mbërritur në natën e së dielës dhe mjekohen në tre institucione shëndetësore.
Në Nish trajtohet një pacient, në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd – 12 dhe në Qendrën e Emergjencës së Qendrës Klinike të Serbisë – 17 pacientë.