Prokurori publik, Lupço Kocevski, shpalli rezultatet fillestare të hetimit, duke zbuluar të meta serioze sa i përket sigurisë në diskotekën “Pulse”.
Sipas tij, objekti ka pasur leje për industri të lehtë, dhe jo për hotelieri. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet shpallin procedurë penale kundër të gjithë përgjegjësve, tha Kocevski, duke shtuar se për momentin po kërkohet paraburgim për 10 persona.
“Objekti nuk ka pasur rrjetë hidrantë, nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të aparaturës për shuarjen e zjarrit, respektvisht ka pasur vetëm dy, nuk ka pasur dy dyer për dalje, për daljen e njerëzve, por ka pasur një derë të improvizuar metalike, edhe ajo ka qenë e mbyllur me dry. Nuk ka pasur qasje për automejte për shuarjen e zjarrit në pajtueshmëri me rregulloren për mbrojtje nga zjarret dhe materieve të rrezikshmne. Brendia e objektit nuk ka qenë me materiale rezistente ndaj zjarrit dhe nuk ka pasur sistem për informimin e personave për ngjarjen. Objekti është regjistruar si objekt afarist për industri të lehtë me sipërfaqe prej 419 metra katrorë dhe përskaj kësaj objekti ka leje nga Ministria e Ekonomisë si objekt hotelerik. Prokuroria Publike do të ndërrmarë veprime, me qëllim identifikimin e përgjegësisë penale të më shumë kryerësve të veprave penale të cilësuara si vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 288 i Kodit Penal si dhe masa për arrest të përkohshëm të disa prej kryerësve” – deklaroi Prokurori Publik, Lupço Kocevski.
Mbi 20 persona, siç njjoftoi Kocevski janë marrë në pyetje sot për rastin, ndërsa ka konfirmuar se edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi është ftuar për bisedë informative në Shkup.
“Kam informacione se po bëhet një bisedë edhe me të. Aktualisht ndodhet në stacion policor. Nuk mund të jap më shumë detaje” – u shpreh Prokurori Publik, Lupço Kocevski.
Kocevski informoi se për rastin është formuar një ekip prokurorial, i përbërë nga dy prokurorë publikë nga PP Shkup, dy nga Prokuroria Publike, Koçan dhe dy nga Prokuroria Publike, Shtip, të cilët kanë kryer mbikqyrje në vend.
Mbykqyrja ende nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojë nesër ku do të angazhohen prokurorë publikë nga Shkupi. (