Tragjedia në rrugën Rashçe-Saraj, Izet Mexhiti: Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të afërmit e tyre

Zv.kryeministri i parë ka shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për jetët e humbura në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj.

Marketing

“Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që po e bashkëndjejmë sonte me familjarët e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj. Jetë të pafajshme u shuan. Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën sonte më të afërmit e tyre.

Zoti ua dhashtë forcën për t’u përballur me këtë dhimbje kaq të madhe!

Faleminderit popullatës lokale dhe zyrtarëve që me përkushtimin e tyre luftuan minutë pas minute për të gjetur sa më shpejt bashkëqytetarët tanë.”

Marketing