Tragjedia në Tetovë, Osmani: Hetim, më pas dorëheqje

Tragjedia në Tetovë s’duhet shikuar sipërfaqësisht vetëm për përfitime politike, por nevojitet hetim thelbësor për nxjerrjen e mësimeve që të njëjtat mos të përsëriten në të ardhmen, vlerëson funksionari i lartë i BDI–së Bujar Osmani. Duke mbështetur vendimin e kryeministrit që pas rezultateve të vendoset për dorëheqjet, Osmani thotë se vetëm atëherë çështja s’do mbetej politike dhe të shfrytëzohej për zgjedhjet lokale.

Marketing

“E para do të kemi fotografi jo reale, e dyta do të kemi konkluzione jo të sakta dhe s’do nxjerrim mësim për më tej për sistemin. Sistemi shëndetësor i tejkalon kufijtë e interesave partiake pasi që aty mjekohen opozita, pozita, shqiptarët dhe maqedonasit. Andaj patjetër duhet të kemi edhe analizë objektive në të cilën, pa u përjashtuar përgjegjësia morale dhe politike, t’i shtohet edhe ekspertiza objektive që të jetë e plotë. Në të kundërtën do të mbetet vetëm një vendim politik që s’do na shërben asgjë neve si sistem dhe vetëm do të shfrytëzohet nga partitë politike në zgjedhjet lokale.”- tha Bujar Osmani, funksionar i lartë i BDI–së.