Tragjedia në xhaminë e improvizuar në Crveni Bregovi të Negotinës, dyshohet se vdekja e tre personave u shkaktua nga bombola me gaz

Maqedoninë dje e tronditi lajmi për tre persona të vdekur në fshatin e Negotinës, Crveni Bregovi. Në një objekt të improvizuar fetar që shërbente si xhami, një fëmijë 14 vjeç dhe dy burra të moshës 71 dhe 66 vjeç janë gjetur të vdekur, përcjell TV21. Dyshimet e para janë se arsyeja e vdekjes është ngufatja nga bombola e gazit, me të cilën është ngrohur objekti. Sipas drejtorit të Klinikës për Toksikologji, helmimi mund të ketë ndodhur për shkak të koncentrimit të madh të karbon monoksidit në ajër. Trupat janë dorëzuar për obduksion, që duhet të tregojë arsyet e vërteta që kanë shkaktuar vdekje.    Viktimat janë identifikuar si J.J. 71 vjeç nga Manastiri, F.E. 66 vjeç nga Resnja, dhe një fëmijë 13-14 vjeç nga fshati.

Marketing

 

 

Marketing