Tragjedia “Sala”, vdes babai dhe shoku i fëmijërisë

Tragjedia e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala solli pasoja të tjera, teksa tre muaj pas aksidentit, babai i tij, Horacio, 58 vjeç ndërroi jetë në Argjentinë, për shkak të një ataku kardiak. Kjo nuk është vdekja e vetme që ndodhi rreth ish-futbollistit të Nantit që u shit tek Kardifi.

Marketing

Një javë para se të vdiste Horacio Sala, ka humbur jetën shoku i ngushtë i fëmijërisë së Emilianos. Sebastian Rabellino ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në qytetin e vogël të Progresso, aty ku u lind edhe ish-sulmuesi.

Fati i keq i Emiliano Sala duket se po ndjek nga pas edhe njerëzit e tij më të dashur, teksa dy personat e tij më të afërt kanë vdekur tre muaj pas atij aksidenti tragjik me avion, në Kanalin e La Manshit.

Marketing