Tragjike/ 4 të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

Një aksident tragjik rrugor është regjistruar mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar, në Serbi, ku katër të rinj shqiptarë kanë humbur jetën. Sipas mediave serbe, rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradë. Ndërkohë si pasojë e aksidentit ndërruan jetë në vendngjarje katër persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar dhe u transportuan në spitalin e Novi Pazarit. Mësohet se 4 viktimat janë shqiptarë të identifikuar me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç). Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.

Marketing

Marketing