Tragjike! Fëmija dy vjeç bie nga kati i 5-të dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht.

Marketing

Policia bën me dije se rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Marketing