Policia e Tiranës bën me dije se është gjetur pa shenja jete një ndihmës anestezisti i një spitali.
Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.