Ildi Pajtoni, nipi i biznesmenit të Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht. Burimet e para kanë deklaruar se ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me motor në fsharin Harizaj. Ildi u përplas me një furgon me targa të Kosovës dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. I riu ishte figurë publike në kryeqytet dhe ngushëllimet për humbjen e tij nga personazhe të showbizit shqiptar kanë qenë të shumta. Ildi postonte shpesh video me një këlysh luani të cilin e kishte të tij, të bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi tronditës ka prekur shumë të njohur të familjes Pajtoni. JOQ