Franca vijon të përballet me ditë tragjike për shkak të koronavirusit. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 438 pacientë.
Aktualishtt, numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17 mijë. Lajmi i mirë është se ka rënë numri i pacientëve në spitale me COVID-19 sot.
Tashmë Franca dhe SHBA janë dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në ditë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.
15 prilli ishte dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19 me më shumë viktima teksa Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndyshon ”Lock- Doën”-i.