Tragjike në Tiranë: Vetura godet për vdekje një 23-vjeçare në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tiranës, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën tragjikisht një 23-vjeçare.

Marketing

Siç njofton Policia, 23-vjeçarja po qëndronte në oborrin e shtëpisë, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi atë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas mediave të Shqipërisë, vajza e re ka ndërruar jetë në spital pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.