Një turist nga Anglia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi, këtë të mërkurë.
21-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Vlorës, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Z.C. dyshohet se ra nga kati i tretë, pasi ishte në gjendje të dehur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.