Prokurorët, por edhe punonjësit në PSP së bashku me Katica Janevën t’i kthejnë paratë që i kanë marrë jashtë kornizës ligjore. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon konfiskim të pronës së fituar ilegale, por edhe përgjegjësi politike e morale. Sipas Trajanovit, nuk është e lejueshme që një prokuror të ketë të ardhura prej 5000-6000 euro në muaj kurse kryeministri dhe presidenti 1200 euro.
Është më se e qartë që të gjithë që kanë marrë mjete e kanë ditur që punojnë jashtë rregullave të përgjithshme, se për këtë duhet të mbajnë llogari ligjore, politike e kështu me radhë. S’mundet as Janeva e as kushdo qoftë prokuror publik të vazhdojnë të jenë prokurorë publik sepse pjesërisht janë bërë pjesë e korrupsionit dhe krimit, pa marrë parasysh a e kanë mbuluar me rregullore të brendshme apo dispozita nga Ligji, konsideroj që kjo është e papranueshme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi – deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Nismë për kthimin e bonuseve të prokurorëve të PSP-së, paralajmëron edhe organizata joqeveritare Civil.
Skandaloze është të keni kaq bonuse, çfarëdo lloj pune të keni bërë në shoqëri, skandaloze është të keni bonuse që dalin nga buxheti i një vendi ku ka njerëz të uritur – tha Xhabir Derala, CIVIL.
Shumat e larta të prokurorëve të PSP-së që janë nga 2500 deri në 3000 euro, plus kompensime, para pak kohe i vërtetoi edhe zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska. Ajo thotë se gjithçka ka qenë sipas ligjit edhe pse nuk i theksoi nenet në të cilat thirret. Në opinion doli një e dhënë se Katica Janeva ka marrë 157.000 euro që të heshtë për atë çfarë ka dëgjuar tek “bombat”. Ndryshe, vetë PSP-ja ka paraparë se nëse të punësuarit në PSP e shkelin fshehtësinë e “bombave” mund të ken përgjegjësi penale, por edhe detyrim t’i kthejnë të gjithë paratë nga bonuset.