Trajanov: Kthimi i luftëtarëve të ISIS në shtetet amë paraqet kërcënim

Koordinatori kombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për uljen e rreziqeve dhe katastrofave dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov në “Top Tema” duke folur për njoftimet e fundit të MPB-së se ka pasur rrezikshmëri nga sulme terroriste në Maqedoni tha se kjo ka të bëjë me dobësimin e ISIS-it dhe kthimin e luftëtarëve të tyre në shtetet amë.

Marketing

“Publiku është i shqetësuar, posaçërisht mediat interesohet nëse ka rrezik nga sulmet terroriste. Mungojnë njoftime se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Sipas të ashtuquajturave burime të hapura, ngadalë ngadalë ISIS e humb fuqinë e vet, një numër i madh i luftëtarëve janë arrestuar, mbi 800 janë në burgjet e kurdëve dhe ç’është më e rëndësishme pjesa më e madhe kanë ikur në shtetet amë, dhe në Ballkan”, thotë Trajanov.

Sipas tij kjo është kërcënim dhe se e pritshme që MPB dhe DSK në bashkëpunim me shërbimet sekrete të ShBA-ve, Gjermanisë, Francës të marrin njoftime se cili është kthyer dhe sa në numër.