Trajanovski: NP “Rrugët shtetërore” janë keqmenaxhuar

Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”, është keq-menaxhuar për vite me radhë, ka konstatuar drejtori Koce Trajanovski. Sipas tij gjendja e ndërmarrjes ka qenë më tepër se kaotike, ku borxhet e ndërmarrjes kanë qenë për 10 herë më të larta sesa gjendja reale e ndërmarrjes.

“Në xhirollogarinë e ndërmarrjes ka pasur rreth 90 milion denarë, ndërsat borxhet të cilat i kemi hasur kanë qenë diku mbi 1 miliardë denarë, apo më mirë thënë diku 10 herë borxhet kanë qenë më të larta sesa gjendja e ndërmarjes. Nga muaji shkurt, kjo ndërmarrje nuk ka paguar asnjë faturë ndaj asnjë institucioni. Pastaj nga udhëheqësia e më parshme janë nënshkruar kontrata shumë te shtrejta, dhe si shembull do tua elaboroj vetëm një. Për një person në drejtimin eletro-inxhinier është paguar shuma e 30 mijë denarëve për një orë punë, apo rreth 500 euro një orë punë”. – u shpreh Drejtori i ndërmarjes “Rrugët shtetërore”, Koce Trajanovski.

Marketing