Trajkovski nuk ka qenë doganieri i vetëm në vizitë te Gruevski?

Aleksandar Trajkovski, i cili para ca kohësh u fotografua në Budapest në shoqërim të ish kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, sipas të gjitha gjasave nuk ka qenë i punësuari i vetën i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, që ka takuar ish liderin e VMRO-DPMNE-së, i cili muajin e kaluar fitoi azil në Hungari, shkruan Dojçe Vele.

Marketing

Sipas burimeve jo-zyrtare drejt Budapestit, me automjet nga Shkupi kanë shkuar edhe dy persona. Sipas burimeve nga VMRO-DPMNE, për to është i njohur identiteti i njërit prej tyre që është fotografuar më 12 dhjetor në restorant në shoqërim të Gruevskit.

Sipas tyre, në incizim është një person nga Shkupi, gjithashtu i punësuar në Drejtorinë Doganore në Maqedoni. Sipas bashkëbiseduesve të “Dojçe Vele”, ai është anëtar i VMRO-DPMNE-së, por, nuk njihet për opinionin më të gjerë.