Trajkovski nuk ka qenë i vetmi që e ka vizituar Gruevskin në Budapest

Burim nga opozita theksojnë se personi që është filmuar me Gruevskin në një Restorant në Budapest, gjithashtu ka qenë i punësuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë.

Marketing

Aleksandar Trajkovski, i cili para pak kohësh u kap nga objektivat e kamerave në Budapest në shoqëri të Nikolla Gruevskit, sipas gjitha gjasave nuk ka qenë i vetmi i punësuar në Drejtorinë e Doganave, që ka vizituar Gruevskin i cili muajin e kaluar fitoi azil në Hungari.

Ditën e njejtë kur Trajkovski ka fluturuar për në Budapest, sipas informatave jozyrtare, drejt destinacionit të njëjtë me makinë nga Shkupi janë nisur edhe dy persona të tjerë.

Siç theksojnë burime, të VMO-DPMNE-së, për ata është i njohur identiteti i njërit prej tyre i cili është kapur në gjysmë profil më 12 dhjetor nga “24” hungarez, ku po bisedonin me Gruevskin në një restoran në Budapest.

Në filmimet thuhet se është prezent një person nga Shkupi , gjithashtu i punësuar në Drejtorinë e Doganave të Maqedonisë. Sipas bashkëbiseduesve të tyre, thuhet se është anëtarë i VMRO-DPMNE-së, mirpo nuk ka qenë i njohur për opinionin publik. Sipas tyre, thënë kushtimisht “më i njohur” ka qenë vëllai i të njëjtit, emri i të cilit u bë i njohur pas publikimeve të disa nga “bombat” e Zaevit, ku në disa nga bisedat Jankusllovska ish-ministre e MPB-së, shprehë pakënaqësitë për “pjesëmarrjen e banditëve të MPB-së në rregullimin e gjendjes zgjedhore në Ohër”./DW