Trajnerët që largoi Botërori

Teknikët mbajnë përgjegjësinë për dështimin e skuadrave

Marketing

Shumë ekipeve kombëtare të futbollit po i afrohen fundit të një cikli dhe duhet të rifillojnë me një rindërtim të thellë përmes lojtarëve më të rinj, të tjera tashmë janë rinovuar dhe kanë nevojë për më shumë kohë për t’u drejtuar, të tjera mbeten jetimë nga trajnerët që vendosin të largohen. Ka edhe nga ata që shkarkohen sepse nuk e kanë arritur qëllimin e vendosur në fillim të fushatës kualifikuese të Botërorit.

Luis Van Gaal është i fundit që dha dorëheqjen. Trajneri me eksperiencë u tërhoq pas eliminimit nga Argjentina. Ai u largua për mungesë rezultatesh, por vlerësoi grupin e futbollistëve që kishte në skuadër.

Disa orë para tij dha dorëheqjen edhe trajneri i Brazilit, Tite. Zhgënjimi për shkak të eliminimit është mjaft i madh. Përgjegjësia bie direkt tek trajneri që nuk e kishte përgatitur si duhet ndeshjen delikate.

Luis Enrique u shkarkua dy ditë pas eliminimit të Spanjës. Edhe pse vlerësohet si trajner, ai nuk mundi të bëjë ndryshimin në skuadër për të cilin u punësua.

Gerardo Martino i Meksikës njoftoi dorëheqjen pas fitores 2-1 ndaj Arabisë Saudite, e cila nuk mjaftoi për të kaluar fazën e grupeve.

Otto Adda i Ganës u mjaftua me paraqitjet në grupe të kombëtares afrikane. Tashmë ka zgjedhur të mbulojë rolin e zbuluesit të talenteve tek Borussia Dortmund.

Edhe Roberto Martinez e mbylli eksperiencën e tij si trajner i Belgjikës pa fitore në botëror. Rrugëtimi i tij ishte negativ dhe i papritur. Rezultati më i mirë i kësaj kombëtareje nën drejtimin e tij ishte vendi i tretë në Rusi 2018 është rezultati më i mirë.

Paulo Bento u largua pas 4 vjet, 3 muaj e 14 ditë si trajner i Koresë së Jugut. Eliminimi nga Brazili i dha fund punës së tij. I vetmi që as nuk u shkarkua, as nuk dha dorëheqjen edhe Hansi Flick edhe pse Gjermania e tij nuk ia doli të kalojë as grupin.

Presim të shohim çdo të ndodhë në ditët në vijim të botërorit të surprizave.

Marketing