Trajneri spanjoll i futbollit, Francisco Garcia ka vdekur nga koronavirusi – në moshën 21 vjeçare.
I riu kishte punuar me Atletico Portada Alta me qendër në Malaga që nga viti 2016, duke menaxhuar ekipin e të rinjve.
Pothuajse 300 njerëz kanë vdekur në Spanjë që nga shpërthimi i Covid-19, transmeton lajmi.net.
Garcia ishte viktima e pestë e pandemisë në rajonin e Malaga, por deri tani më e reja – me të tjerët që kanë lindur në vitet ’70 ose ’80.
Mendohet se Garcia mund të jetë personi më i ri që vdiq si rezultat i koronavirusit – megjithëse një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar kontraktoi tragjikisht sëmundjen javën e kaluar.
Futbolli spanjoll, përfshirë LaLiga, tashmë është pezulluar në një përpjekje për të mbrojtur lojtarët dhe për të kufizuar përhapjen e virusit vrasës.