Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë. Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinjëve në Arenën Kombëtare, çekët mund të mbesin pa Europianin e Gjermanisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë që nga viti 1993, ku Çekia u shkëput nga Çekosllovakia.
Sipas gazetares Lucie Machacova, pjesë e gazetës së njohur në Çeki, “MF DNES”, Silvhavy është shkarkuar dhe nuk do të jetë më pjesë e Çekisë. Njoftimi zyrtar do të vijë në javën e ardhshme, por pritet më shumë që të martën të kemi gjithçka të zyrtarizuar.
Ndërkohë një tjetër media sportive çeke flet për Vitezslav Lavicka si zëvendësuesin e Silvhavit. Sai ka drejtuar Śląsk Ërocłaë në vitet 2019-2021.
Federata Çeke e Futbollit pret që Silhavy të jap dorëheqjen në mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Ishujt Faroe, për të kursyer 250 mijë euro. Por nëse kjo nuk ndodh, ashtu siç pritet, Çekia do të zyrtarizojë shkarkimin e Silhavy të martën dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri.