Klubi i basketbollit Çair 2030 në mënyrë fantastike e përfundoi sezonin e rregullt në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut për meshkuj. Çairasit bindshëm e zunë vendin e parë, duke grumbulluar 43 pikë, 10 pikë më shumë se Sokoli i vendit të dytë, shkruan Open-TV.
Skuadra çairase pati një sezon të shkëlqyeshme ku shënoi 21 fitore dhe vetëm 1 humbje. Tetë ndeshje i ka fituar me rezultat 100+.
Trajneri i ekipit senior Erhan Ramadan ka bërë një punë të shkëlqyeshme.
“E përfunduam sezonin bindshëm më të mirët, në vendin e parë. Tani i kemi gjasat e mëdha që të kualifikohemi në Superligë. Nga e mërkura e ardhshme fillojnë ndeshjet e fazës së play-offit, ku ne kemi përparësinë e terenit vendës kundër Partizan Vodno Sans. Ndeshja do të luhet në palestrën sportive ‘Shaban Tërstena’ me fillim prej orës 21:00”, është shprehur trajneri Erhan Ramadan.
Ndeshjet e fazës së play-off-it do të luhen sipas sistemit “më i mirë në tre ndeshje”. Përparësinë e terrenit vendës e kanë katër skuadrat e para nga pozita 1 deri në pozitën 4 në tabelën e pjesës së rregullt të kampionatit./Open-TV/
Ndeshjet çerekfinale:
27 prill / 30 prill. 4 maj
Çair 2030-Partizan Vodnos Sans
Sokoli 1933-Strumica
Borec Basket-Shkupi
Vardard-Basket KAM