Gareth Southgate është paraqitur në analizën me skuadrën, me shpatullën e fashuar.
Dëmtimi i futbollistëve është diçka normale, për shkak të aktivitetit të shtuar fizik të tyre, por te Anglia ka ndodhur diçka e çuditshme.
Trajneri i “tre Luanëve”, Gareth Southgate është paraqitur në analizën me skuadrën, me shpatullën e fashuar, për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar, teksa bënte vrap.
“Trajnerët më kanë këshilluar të kem kujdes dhe të mos festoj në mënyrë të shfrenuar për golat e skuadrës. Më vjen keq që u dëmtova, por nga ana tjetër, më mirë të dëmtohem unë, sesa lojtarët” , tha duke qeshur Southgate.
Anglia debutoi në ndeshjen me Tunizinë, ku fitoi 2-1 mes vështirësish, falë një dopiete të kapitenin Harry Kane, ndërsa të dielën do të përballet me Panamanë.