Southgate ka vetëm fjalë të mira para ndeshjes me Kosovën.
Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.
Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.
Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.
15 ndeshje pa humbje, miqësore e zyrtare – kjo ka bërë që Kosova të ketë respektin maksimal të trajnerit të “Tre Luanëve”. “I pyetur se a pret që ndeshja me Kosovën të jetë testi më i vështirë, Southgate u përgjigj: “Pa asnjë dyshim është testi më i vështirë. Taktika, shpirti dhe pasioni që ka treguar ky vend relativisht i ri është e mrekullueshme. Kosova me ka impresionuar. Ata do të jenë agresiv në sulm dhe kanë shpejtësi të madhe”.