17:27 | 2 Maj 2021
17:27 | 2 Maj 2021
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është deklaruar pas humbjes nga Drenica.
“Xhebrailat” pësuan humbje në udhëtim te Drenica, derisa humbën edhe kreun, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Shkëmbi tha se asgjë nuk ka funksionuar, por duhet të mbajnë fokusin te ndeshja e radhës.
“Ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, nuk bëmë asgjë të mirë, ndeshje shumë e dobët, si duket nuk menaxhuam mirë dy ditët pas fitores së Llapit, në lojë e nënvlerësuam kundërshtarin, por pavarësisht se çfarë mund të themi tani pas ndeshjes, kjo ndeshje iku, tani do të bëhemi gati për ndeshjet që na kanë mbetur”.
Duhet të ndryshojë mendësia që nëse futboll nuk luan me shpirt, nuk luan një futboll ashtu siç duhet, të mbështetin njëri-tjetrin, është e pamundur të marrësh rezultatet”, deklaroi Shkembi.
Ballkani tani renditët në pozitën e tretë në tabelë, dy pikë prapa liderit Prishtina./Lajmi.net/