Çekia siguroi një barazim të rëndësishëm në Poloni dhe tani luan për dy rezultate ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të grupit E, që kryesohet nga Shqipëria.
Çekët presin skuadrën moldave në Pragë të hënën në mbrëmje (20:45), duel që do të transmetohet live në SuperSport 5. Vendasit kanë nevojë për një pikë për t’u kualifikuar në Euro 2024.
Por, atmosfera përpara “finales” me Moldavinë nuk është më e mira në kampin e skuadrës së Jaroslav Silhavy.
Trajneri ka larguar nga grumbullimi tre futbollistë për shkak të thyerjes së rregullave të brendshme të kombëtares çeke.
Ata janë Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta, të cilët kanë braktisur menjëherë skuadrën pas vendimit të stafit teknik./ SuperSport