Trajneri i Llapit, Batatina: Fokusi ynë është Kupa, asnjëherë nuk do largohemi nga liga

17:25 | 6 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas humbjes nga Drenica.

Llapi u mposht me rezultat 4 – 2 në Skenderaj nga skuadra e Drenicës, derisa mbesin në garë për mbijetesë, shkruan lajmi.net.

Pas humbjes, Batatina tha se fokusi është Kupa e Kosovës, derisa është i sigurt se Llapi nuk do të bie asnjëherë nga liga.

“Ndalëm shumë zëra se Llapi po luan me disa skuadra e ekipin e dytë dhe me disa të tjera me ekipin e parë. Luajtëm me ekipin e dytë edhe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë siç është Drenica”.

“Fokusi ynë është te kupa dhe këtë e kam thënë nga fillimi i pranverës. Ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e mbetura, por tifozët e Llapit duhet të jenë të qetë, pasi që Llapi asnjëherë nuk do të largohet nga liga”, u shpreh ai.

Llapi momentalisht renditët në pozitën e gjashtë në tabelë./Lajmi.net/