Trajneri i Suedisë i befasuar me Kosovën

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është deklaruar pas ndeshjes miqësore ndaj Kombëtares së Kosovës.
Suedia mposhti 1:0 Kosovën me një gol të shënuar nga Simon Hedlund në minutën e 75’, në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit.

Marketing

Andersson duke komentuar ndeshjen, ka pranuar se skuadra e tij ka luajtur më keq se ndaj Moldavisë ditën e martë, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës.
“Po, ashtu ishte. Ishte një paraqitje më e dobët se ajo e së enjtes”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Suedisë.

“Në të njëjtën kohë, Kosova ishte goxha e ashpër, më atletike dhe më e aftë me topin. Ndiheshim sikur të ishim pak të ndryshkur kur shihnim veprimet tona në krahasim me të tyre”.
“Në përgjithësi, kemi shpresuar për pak më mirë”.

Marketing