Klubi futbollistik në Kosovë, FC Drita ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për 3 vjet me trajnerin nga Shkupi, Ardian Nuhiu. Nuhiu iu bashkua FC Dritës më 17 shtator të vitit 2018.
“Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera. Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani” thuhet mes tjerash në njoftimin e FC Drita.