Trajneri Southgate jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Anglisë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë dorëheqjen dy ditë pas humbjes nga Spanja në finalen e Kampionatit Evropian 2024.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Angleze dhe nga vetë trajneri.“Si një anglez, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë. Ka qenë gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka. Është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë. Kam pasur privilegjin të drejtoj një grup të madh lojtarësh në 102 ndeshje. Secili prej tyre ka qenë krenar që ka veshur fanellën e kësaj kombëtareje.”, theksoi Southgate.

53-vjeçari drejtoi vendin e tij për 102 ndeshje në tetë vjet në krye.

Shefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit Mark Bullingham tha se procesi për të emëruar pasardhësin e Southgate ka filluar dhe synojnë që menaxheri i ri të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndeshja e radhës e Anglisë është kundër Republikës së Irlandës në Ligën e Kombeve më 7 shtator.

Southgate drejtoi Anglinë në katër turne të mëdhenj, duke arritur gjithashtu gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 2018 dhe çerekfinalet në 2022.

Marketing

Në 25 turne që nga viti 1966 përpara se Southgate të merrte drejtimin në 2016, Anglia fitoi shtatë ndeshje me eliminim direkt.

Nën Southgate, Anglia fitoi nëntë ndeshje të tilla./

Marketing